top of page

Flamur Hida, shqiptari në Calgary që me përkushtim drejton FC Albania


Flamuri i futbollit

Të gjithë e njohin si Flamuri i FC Albania. Është Flamur Hida nga Gramshi që jeton dhe punon në Calgary që nga viti 2008. Përpos se është një sipërmarrës i suksesshëm, është i suksesshëm në drejtimin e FC Albania, skuadra që mbledh shqiptarët e rinj dhe që ka arritur majën e garimit në futboll në Calgary.

“Këtu në Calgary kam ardhur më 2008 nga Windsor, Ontario. Sapo erdha këtu u njoftova me disa çuna dhe luanim futboll bashkë. Më vonë vendosëm që të formonim një skuadër me angazhimin e këtyre lojëtareve”, thotë Flamuri.

E falënderon bashkatdhetarin Arshi Kuburi, ngase me ndihmën e tij skuadra renditi suksese në stinorët në vijim.

“Ka qenë dhe është si nje komunitet i vogël, po vazhdojmë të mblidhemi çdo javë dhe takohemi me shqiptarët dhe kemi nderin të përfaqësojmë shqiptarët e Calgaryt në fushën e futbollit”, thotë trajneri i FC Albania.

Ai përmend se kanë pasur shumë vështirësi financier në fillim, porse e kanë ndier si obligim që të bashkojnë shqiptarët nga të gjitha viset dhe trojet etnike.

“Asgjë nuk ka qenë lehtë, por i kemi përballuar dhe akoma vazhdojmë të kemi suksesë në futboll”, shprehet Hida.

Aktualisht FC Albania garon n divizionin Premier dhe ka filluar stinorin indoor, duke shënuar dy fitore dhe një barazim.


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page