top of page

Varroset në Calgary Zyrap Ramani, ish-anëtar i Bordit të Shoqatës


Të shtunën, më 3 shkurt, me pikëllim të madh morëm lajmin për vdekjen e Zyrap Ramanit, bashkatdhetarit tonë që ka jetuar me vite në Calgary.

Ai ishte anëtar i Bordit të Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze në Calgary dhe ka dhënë kontribut të madh në themelimin e Shoqatës dhe ka qenë veprimtar i denjë.

Varrimi I të ndjerit u bë të dielën, tek Varrezat Myslimane në Calgary, ku mori pjesë një numër I madh I bashkatdhetarëve tanë.

Zyrap Ramani ka qenë me origjinë nga Tetova, ndërsa me profesion ka qenë inxhinier i komunikacionit. Ka qenë në pension, ndërsa ka vuajtur disa vite një sëmundje të rëndë që nuk mundi ta përballojë.

Bashkatdhetarët tanë mund të shprehin ngushëllimet për bashkëshorten Merita dhe djemtë Enesi dhe Artmiri nga e hëna deri e mërkura, prej orës 10:00 deri në orën 20:00, në 39 Canridge Crescent SE.


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page