top of page

Sekretarja e Parë e Ambasadës së Kosovës vjen në Calgary


Këtë vit, kur festohet 10-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, shqiptarët e Calgary e rrethinë, kanë mundësinë ta takojnë drejtpërdrejt Sekretaren e Parë të Ambasadës së Kosovës në Ottawa, zonja Blerta Ademi. Ajo do të jetë e pranishme në festën e Pavarësisë që organizohet nga Shoqata Shqiptaro-Kanadeze në Calgary, të shtunën, më 24 shkurt.

Bashkatdhetarët tanë nga Kosova mund të parashtrojnë pyetje për Sekretaren e Parë të Ambasadës që tangojnë ata, edhe pse Ambasada e Kosovës në Kanada ende nuk kryen shërbime konsullare.

Gjithashtu, gjatë kësaj feste, zonja Ademi do të mbajë fjalim rasti dhe do t’ia dhurojë disa libra Shkollës Shqipe.

Është kjo hera e parë që një zyrtar i Republikës së Kosoës viziton komunitetin tonë këtu në Calgary dhe me këtë rast Shoqata shpreh mirënjohje publike për punën e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Kanada.


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page