top of page

Kosova 10 vjet shtet - Shqiptarët festuan në Calgary


Një mbrëmje e hareshme dhe plot gjallëri. Ishte mbrëmja e së shtunës të 24 shkurtit që mblodhi shqiptarët në Calgary për të festuar 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Salla e Croatian Cultural Centre ishte mbushur plot nga bashkatdhetarët tanë që për disa orë u mblodhën që tok të festojnë këtë ngjarje të rëndësishme të popullit shqiptar.

Këngët dhe vallet nuk pushuan gjatë tërë mbrëmjes. Këngëtarja e mbrëmjes Shqipe Kastrati këndoi këngë nga të gjitha trevat etnike, ndërsa Kim Shllaku ia shtoi kënaqësinë mbrëmjes duke kënduar nga repertori i tij tashmë i njohur për shqiptarët e Calgaryt. Po ashtu edhe kësaj radhe me këngë shkodrane u paraqit edhe Cesk Dedaj.

Vogëlushi Eltik Cërmljani këndoi këngën “Djepi i maleve” që zgjoi emocione tek gjithë të pranishmit. Edhe fëmijët e Shkollës Shqipe recituan poemën “Pavarësia”, kushtuar Kosovës.

Pati mysafirë edhe nga Edmontoni. Mysafire ishte Sekretarja e Parë e Ambasadës së Kosovës në Kanada, zonja Blerta Ademi, e cila falënderoi për ftesën, duke thënë se ndjehet e nderuar dhe privilegjuar që ishte në mesin e bashkatdhetarëve. Ajo solli 30 Abetare, donacion i Ambasadës për Shkollën Shqipe.

Kryetari i Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze në Calgary, Ilir Kuqi, gjatë fjalimit të rastit përkujtoi rëndësinë që ka ky përvjetor, duke ftuar shqiptarët që të ndihmojnë Shkollën Shqipe dhe në këtë mënyrë të fëmijët tanë të ruajnë gjuhën dhe kulturën shqiptare këtu.

Festa e Pavarësisë së Kosovës ishte organizuar nga Shoqata Shqiptaro-Kanadeze në Calagary dhe zgjati deri në orët e vona të së shtunës dhe të gjithë të pranishmit ishin të kënaqur me atmosferën e mbrëmjes, si dhe ushqimin e këndshëm.


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page