top of page

Shkolla Shqipe "Foleja e Shqiponjave", me imazh dhe drejtim të ri


Shoqata Shqiptaro Kanadeze në Calgary është mirënjohëse ndja vullnetarëve dhe prindërve që ia kanë besuar fëmijët e tyre Shkollës Shqipe. Për të krijuar një shkollë sa më shumë frutdhënëse, shoqata vendosi të krijojë një bord që do të merret me drejtimin dhe programin e Shkollës Shqipe. Më shume informacione do të vijojnë ndaj anëtarëve të Bordit, por duam të theksojmë që Bordi i shkollës zgjodhi si kryetare të saj, Dr. Adriana Fishta-Bejko, e cila ka përvojë shumëvjevare në arsim, duke qene edhe pjesë e Bordit te shkollave katolike në Alberta.

Më poshtë vijon mesazhi i saj:

Fillimi i Shkollёs Shqipe para tre vitesh ishte njё nismё e bukur, por tashti ka ardhur koha qё kjo shkollё tё vendoset mbi baza tё forta pedagogjike dhe shkencore. Pёr tё arritur kёtё, ne kemi formuar Bordin e shkollёs me pesё anë tarё. Ky bord sjell njё filozofi tё re nё organizimin e shkollёs. Ja njё fakt qё tregon ciёsinё e kёtij bordi- anëtarёt e Bordit sjellin 110 vjet pёrvoje ne arsim dhe drejtim tё organizatave tё ndryshme. Bordi do tё fillojё njё kapitull tё ri shkencor pёr mbarëvajtjen e shkollёs. Pёr kёtё na duhet ndihma dhe mendimet e tuaja se si mund tё organizohet shkolla mё mirё.

Me datёn 20 maj, 2018 Bordi i ri shkollёs organizoi mbledhjen e parё. Nё kёtё mbledhje u morёn disa vendime tё rёndёsishme. Bordi i shkollёs aprovoi ne menyre unanime emrin e shkolles - “Foleja e Shqiponjave”. Gjithashtu, Bordi falёnderon mёsueset si dhe shumё vullnetarё pёr nismёn e shkollёs tonё. Ne besojmё se kjo shkollё ka vlera tё shumta si pёr fёmijёt ashtu edhe pёr prindёrit. Nё mёnyre tё vecantё, kjo shkollё do tё mbajё tё gjallё kulturёn, gjuhёn dhe traditat e mrekullueshme tё kombit tonё. Ne e kuptojmё qe fёmjёt tanё po rriten nё dhe tё huaj dhe duhet tё integrohen nё jetёn e Kanadasё, por njohja e dy gjuhёve dhe kulturave nuk i dёmton aspak, pёrkundrazi, i bёn mё tё kompletuar.

Disa nga ne mund tё mendojnё se, “fёmijet duhet tё pёrdorin anglishten sepse kjo ёshtё gjuha e Kanadase” dhe se gjuha shqipe “i pengon” fёmijёt tё mёsojnё anglishten. Ky koncept ёshtё i gabuar dhe na kujton komedinё “Karnavalet e Korḉёs”, ku njeri nga personazhet thotё: “Kjo shqipja e flamosur po mё pengon vajzёn tё mёsoje frengjishten!”

Profesor Kioto e Kёshillit Britanik thekson:

“Sё pari, edukimi nuk fillon nё shkollё. Edukimi fillon në familje, nё gjuhёn e nёnёs…..Pёrdorimi i gjuhёs sё nёnёs nga prindёrit nё komunikimin me fёmijёt mbёshtet mardhёnjet qё krijon prindi me fёmijёn dhe krijon njё qetёsi emocionale qё sjell stabilitet mendor dhe mёsimor tek fёmija. Nё fund tё fundit, pёrdorimi i gjuhёs sё nёnёs sjell rezultate mё tё mira nё mёsime pёr fёmijen.” (Londёr, 2015)

Nё mbledhjen e parё, Bordi zgjodhi Dr. Adriana Fishta-Bejko si kryetare tё bordit. Me kёto ndryshime ne shpresojmё qe nxёnёsit do tё vijnё me dёshirё ne shkollё dhe prindёrit do tё jenё tё kёnaqur sepse do tё shikojnё pёrmirёsime tё dukshme ne nivelin e njohurive tё fёmijёve tё gjuhёs shqipe.

Nё emёr tё bordit tё shkollёs “Foleja e Shqiponjave” falenderojmё Shoqatën Shqiptaro Kanadeze në Calgary pёr mbёshtetjen e pakursyer qё i jep edukimit tё fёmijёve tanё.

Nё emёr tё Bordit tё Shkollёs Shqipe “Foleja e Shqiponjave”

Kryetare

Dr. Adriana Fishta-Bejko


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page