top of page

Filmi Kthimi ndërlidhi ndjenjat e mërgimit ndër shqiptarët


Filmi Kthimi i regjisorit Kastriot Abdyli, që u shfaq në kuadër të edicionit të shtatë të Calgary European Film Festival, të dielën, më 11 Nëntor, mblodhi bashkatdhetarët tanë, por edhe shumë dashamirës të filmit.

Për një moment filmi ndërlidhi ndjenjat e mërgimit ndër shqiptarët, pasi pasqyrohet relacioni i mërgimit dhe kthimit në vendlindje.

Para të pranishmëve në sallë, kryetari i Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze në Calgary, Ilir Kuqi, përshkroi filmin për një situatë dramatike që zhvillohet pasi që një i ri shqiptar kthehet në vendlindje pas shtatë vitesh mërgimi në Francë.

“Këtu kemi ndërlidhjen e kulturës tradicionale shqiptare dhe realitetit të ri të krijuar në rrethana të reja”, tha Kuqi

Ngjarja zhvillohet në një fshat shqiptar në Maqedoni, ku protagonist kryesor, Iliri për shkak të çështjeve ligjore në Francë duhet të kthehet në fshatin e tij të lindjes. Me vete e sjellë edhe nëj franceze më të cilën mëton të martohet.

Kjo duket si një mundësi e madhe për ta parë familjen e tij përsëri pas shtatë vjet mungese dhe për shoqëruesen e tij, Sabinen që të mësojë më shumë për rrënjët e tij. Vizita e tyre e papritur bëhet e tharë kur babai i Ilirit, një burrë tradicional i moshuar, e kupton se djali i tij është kthyer vetëm për t’u martuar me një grua të huaj dhe pastaj për t’u larguar, duke thyer “Besën” që ai i kishte bërë Bardhës, një vajze nga fshati i tyre. Filmi është një dramë që ngërthen kontardita mes kulturës perëndimore dhe asaj shqiptare që shkaktojnë situata komike.

Skenari i filmit është punuar nga Kastriot Abdyli së bashku me Isa Qosën ndërsa ky film është koproduksion i parë mes Maqedonisë dhe Kosovës, realizuar nga “Dardania Film” Shkup & “Shkupi Film” Prishtinë.


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page