top of page

Flamuri i Kosovës valoi para Bashkisë së Calgaryt


Në prani të bashkatdhetarëve tanë nga të gjitha trevat etnike, të dielën në mesditë të 17 shkurtit, për herë të parë, zyrtarisht u ngrit flamuri I Kosovës, para ndërtesës së Bashkisë së Calgaryt.

Mbretëronte një mot tepër i ftoftë, por që nuk pengoi shqiptarët të marrin pjesë në festimin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Kryetari i Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze në Calgary, Ilir Kuqi uroi që shqiptarët kudo që janë nëpër botë të punojnë për imazhin e atdheut të tyre.

"Ceremonia e ngritjes së flamurit prezanton sakrificat dhe vuajtjet e Shqiptarëve në Kosovë për të ardhur këtu ku jemi tani. Ky eveniment na jep mundësinë ti tregojmë fëmijëve tanë traditat, kulturën dhe sakrificat e Shqiptarëve." - tha Kuqi.

“Kjo është festë e kurrorëzimit të Pavarësisë së Kosovës. Ta gëzojmë këtë festë. Jemi një komb i bashkuar dhe jemi gjithmonë të bashkuar. Megjithëse është shumë ftoftë ne po festojmë bashkë këty në Calgary”, tha Arshi Kuburi nga Tirana.

"Është një gjest simbolik që tregon përkushtimin tonë ndaj legjitimitetit të shtetit të Kosovës”, tha Aida Shkreli-Miloti.


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page