top of page

Foleja e Shqiponjave me gërshëtim aktivitetesh për Ditën e Fëmijëve


Me ushqim të shijshëm, muzikë, vizatime në fytyra dhe me performancë të një magjistari, të shtunën, Shkolla Shqipe Foleja e Shqiponjave shënoi Ditën Ndërkombëtare e Fëmijëve – 1 Qershorin.

Ishte gërshëtim i aktiviteteve, i organizuar nga drejtues të shkollës dhe drejtues të Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze në Calgary, ndërsa pati edhe mysafirë dhe prindër të nxënësve.

Drejtoresha e shkollës, dr. Adriana Fishta-Bejko tha se kjo është hera e parë që shkolla, përpos përkujdesit edukatiko-arsimor që ka për nxënësit e Shkollës Shqipe, të përkujdeset edhe për festimin e kësaj dite.

Gjatë festimit të kësaj ditë fëmijët patën mundësi të blejnë libra të përdorur, u ndan edhe pasaporta për nxënësit që kishte të bëjë me aktivitetet e festës.

Kjo ditë, përpos ditë feste, është edhe ditë ndjeshmërie për fëmijët për t’i thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj tyre. 1 Qershori është Ditë Ndërkombëtare e Fëmijëve, që është shpallur në Konferencën Botërore të Mirëqenies së Fëmijëve, të mbajtur më 1 qershor të vitit 1925 në Gjenevë.


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page