Mbledhja online e Bordit të shkollës "Foleja e Shqiponjave"

June 14, 2020

Në datën 12 qershor 2020, ashtu siç ishte planifikuar, u mblodh bordi i shkollës “Foleja e Shqiponjave”. Bordi i përbërë nga kryetarja Prof. Dr. Adriana Fishta Bejko, nën-kryetare Zoica Dhamo dhe anëtarët Vjollca Ndokaj Guri,Shqipe Kuqi, Ermira Kusari, Kaltrina Kusari, Danjela Lumani Bregasi dhe Gëzim Ugzmaili diskutoi probleme qe lidhen me mbarevajtjen e mesimit te gjuhes shqipe per femijet shqiptar te moshes shkolllore ne Calgary. Mbledhja u zhvillua me kete rend dite: 

 

1. Modeli i mësimdhënies në kushtet e distancimit fizik. 

2. Materialet mësimore dhe mjetet didaktike duke shfrytëzuar burimet e Qëndrës së Botimeve të Diasporës. 

3. Implementimi i platformës schoolme në shkollën tonë. 

4. Vendosja e datës për zgjedhjet e reja të bordit dhe procedura. 

5. Marketingu për të sjellë sa më shumë nxënës pranë shkollës me fillimin e vitit të ri shkollor. 

 

Përsa i përket pikës së parë, për shkak të pandemisë dhe situatës së pasigurisë u vendos që skenari i mundshëm të vazhdimit të procesit mësimor t’i përngjasë atij të ndjekur nga shkollat publike në provincën e Albertës, duke i dhënë një hapësire të veçantë mësimdhënies online si një formë e cila mund të kombinohet me pjesmarrjen fizike ne shkolle sipas kushte te mundesuara nga shkolla “North Point”. U propozua që meqënëse mësimi online është konsideruar i frutshëm gjatë kësaj periudhe, “Foleja e Shqiponjave” te konsiderojë mundesinë e kombinimit te orëve mësimore, si për shembull tre herë në muaj të jetë online dhe një herë në muaj të shkojnë te ambjentet e shkollës që të femijet te kenë mundësi të ushtrojnë edhe aspektin social nëpërmjet projekteve interesante si në këngë, aktrim, valle, vizatim, diskutim, lojra etj. Në këtë mënyrë ndihmojmë prindërit të cilët kanë hasur vështirësi në sjelljen e fëmijëve te shkolla për shkak të largësisë. 

 

“Foleja e Shqiponjave” do të pajiset me një mini-bibliotekë me libra letrarë në gjuhën shqipe të cilët do të sigurohen nga Qëndra e Botimeve të Diasporës. Kjo “biblioteke” do te shoqerohet me versione digjitale te librave jashteshkollore qe mund te ndiqen online. Në këtë mënyrë fëmijët, me ndihmen e prinderve, do të kenë mundësi që të lexojnë shqip nga autorë shqiptarë por dhe të huaj veprat më të bukura për fëmijë. 

 

Gjithashtu, ne mesimdhenjen tone do te perfshihet edhe platforma digjitale “Schoolme”, e cila eshte një platformë online qe i ndihmon nxënësit,prinderit dhe mësuesit të përdorin programin mësimor nëpërmjet mësimeve dhe ushtrimeve të rregjistruara në shqip. dhe të sinkronizuara me video shkencore, filma, imazhe, harta, dokumente historike, laboratore, me anë të të cilave konkretizohen temat sipas planit mësimor. Kjo platformë do shërbeje për përgatitjen e fëmijëve në shtëpi si një masë lehtësuese për prindërit dhe vetë fëmijët. 

 

Një temë tjetër diskutimi ishte vendosja e datës për zgjedhjet e reja të bordit të shkollës. Për shkak të pandemisë dhe pamundësisë për të ditur fëmijët që mund të rregjistrohen për fillimin e vitit të ri shkollor, u vendos unanimisht që zgjedhjet pasardhëse të bordit të mbahen në datën 5 dhjetor, 2020 

 

Një nevojë imediate për shkollën e cila lidhet me nevojat e komunitetit tonë është rregjistrimi i fëmijëve në shkollën shqipe. Si fillim, është menduar që të krijohet një sondazh pyetesor? dhe të postohet te llogaria e shoqatës në facebook. Sondazhi Ky pyetesor do të përcaktojë nevojat dhe mundësitë e komunitetit përsa i përket rregjistrimit te fëmijëve pranë shkollës. Çështje të tilla si orari, dita e zhvillimit të orës së mësimit, mënyra e mësimdhënies etj do jenë të përcaktuara si çështje për diskutim te ky sondazhpyetesor?. Ndërkohë bordi i shoqatës mirëpret sugjerimet nga komuniteti për probleme të tjera që ata i mendojnë si të rëndësishme për mbarëvajtjen e mësimit te foleja jonë e dijes. 

 

Shkolla “Foleja e Shqiponjave” i përket te gjithe komunitetit dhe, si e tillë, i jep mundësi të gjitha atyre që kanë arsimimin përkatës dhe dëshirën për t’iu mësuar fëmijëve gjuhën tonë amtare të aplikojnë për mësues të gjuhës shqipe. Shumë shpejt do të postojmë kriteret dhe datën kur konsiderohen të hapura pranimet për aplikime per mesues. 

 

Në mbyllje të mbledhjes së Bordit të shkollës “Foleja e Shqiponjave” u përforcua edhe më shumë mendimi që shkolla është një çerdhe e cila shërben për përçimin jo vetëm të gjuhës, kulturës dhe historinë e vendit të të parëve tanë, por shërben si fole e përforcimit të marrëdhënies midis nesh si një komunitet i cili ka si specifikë dashurinë dhe respektin për njëri-tjetrin.

 

 

Please reload

Featured Posts

Pyetesor rreth hapjes se Shkolles Shqipe virtuale (on-line)

August 29, 2020

1/6
Please reload

Recent Posts

November 19, 2020

Please reload

Search By Tags
Please reload

Follow Us
  • Facebook Classic
1/4