top of page

Hapen shkollat në Alberta


Vendimi për të lejuar mësimin në shkolla me vendosjen e masave të shëndetit publik na ka venë përballë rrezikut të mbylljes të tejzgjatur të shkollave për sa i përket përvojës edukative të studentëve dhe mirëqënies së përgjithshme përkundrejt transmetimit të Covid-19.

Zyrtarët e shëndetit publik në Alberta kanë qenë dhe vazhdojnë të monitorojnë përvojën e provincave dhe vendeve të tjera dhe impaktin që hapja e shkollave ka përhapjen në komunitet të COVID-19. Zyrtarët e shëndetit publik do të vazhdojnë të vlerësojnë masat e shëndetit publik të ndërmara nga vendet e tjera të cilat janë kthyer në shkolla më herët për të përcaktuar mënyrët më efektive për të reduktuar përhapjen e COVID-19.

Masat e shëndetit publik

Masat e shëndetit publik përfshijnë studentë dhe pjestarë të stafit të cilët duhet që qëndrojnë në shtëpi nëse janë të sëmurë, të lajnë duart dhe/ose t’i dizinfektojnë para dhe pasi të hyjnë në shkollë dhe në klasa, larje të shpeshtë të sipërfaqeve në shkolla dhe në autobuzat e shkollave, shmangien e sendeve vetjake, mbajtjen e distancës fizike 2 metra nga të tjerët dhe ndarjen e studentëve në grupime/njësi.

I gjithë stafi duke përfshirë edhe mësuesit, po ashtu nxënësit që nga kopshti deri në klasën e 12-të u kërkohet që të mbajnë maska në ambjentet e shkollës aty ku ata nuk mund të mbajnë distancë fizike si për shembull në korridoret e shkollës apo në ambjente të tjera të përbashkëta jashtë klasës si dhe në autobuzët e shkollave. Prindërve, nxënësve dhe stafit i kërkohet që të plotësojnë formluarin e përditshëm të ekzaminimit para se të hyjnë në shkollë.

Si të përballojmë situata të tilla ku nxënësit nuk mund të mbajnë distancën e kërkuar prej dy metrash nga njëri-tjetri?

I gjithë stafi dhe nxënësit nga kopshti deri në klasën e 12-të u kërkohet që të vendosin maska në ambjentet e përbashkëta ku distancimi fizik nuk mund të mbahet.

Nëse distancimi fizik nuk është i mundur , rekomandohet që të vendoset theksi te higjena, etika e frymëmarrjes dhe larja e dizinfektimi rregullisht para dhe aps aktiviteteve.

Në një klasë, nëse bangat nuk mund të vendosen 2 metra larg njëra-tjetrës, nxënësit duhen ulur në atë mënyrë që të mos jenë përballë njëri-tjetrit si për shembull vendosja e bankave në rresht. Në këtë mënyrë nxnësit ka gjasa që të mos kolliten para fytyrës së një nxënësi tjetër.

Përveç distancimit fizik, organizimi i grupeve të nxënësve në njësi mund të ulë rrezikun e transmetimit të COVID-19 duke kufizuar kështu kontaktet dhe ekspozimin potencial vetëm në një grup dhe jo te e gjithë shkolla.

Siguria e nxënësve dhe stafit me probleme shëndetësore.

Për nxënësit me probleme shëndetësore apo që rrezikohen, prindërit duhet të konsultohen me pediatrin për të diskutuar rreziqet shëndetësore dhe që të marrin një vendim i cili t’i vijë në ndihmë fëmijës. KOntaktoni me shkollën e fmëijës që të diskutoni mundësitë në dispozicion dhe mbështetjen. Stafi i shkollës duhet të konsultohet një doktor dhe të disktuojë mundësitë në dispozicion me bordin e shkollës.

Nëse një nxënës jep simptoma në shkollë

Do i kërkohet prindit që të vijë të marrë fëmijën nga shkolla menjëherë. Nxnësit do i kërkohet që të vendosë një maskë dhe të izolohet në një dhomë më vete ose të mbahet të paktën 2 metra nga fëmijët e tjerë. Prindërit duhet t ësigurohen që shkolla ka informacionet e përditësuara të kontaktit.

Sa kohë duhet të izolohen nxënësit/prindërit/pjestari i stafit pasi ka simptomat apo është ekspozuar ndaj virusit?

Ligjërisht kërkohet që të izolohen për të paktën 10 ditë ose deri sa të largohen simptomat sado të zgjatin ato, nëse kanë kollë, temperaturë, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, dhimbje grykësh të cilat nuk kanë lidhje me problematika të mëparshme shëndetësore ose nëse janë testuar për COVID-19. Nëse testi ka dalë negativ dhe nuk kanë patur ekspozim ndaj virusit, duhet të qëndrojnë në shtëpi deri sa të ikin simptomat dhe nëse janë ekspozuar ndaj virusit, ligjërisht u kërkohet që të qëndrojnë të izoluar për 14 ditë që nga data e ekspozimit.

Po nëse do të ketë një rast me Covid-19 në shkollë?

Institucioni i Shëndetit Publik të Albertës do të hetojë rastin për të zbuluar se kur u zhvilluan simptomat, me kë kanë qenë në kontakt të afërt ndërkohë që ishin të infektuar dhe do të punojë me shkollën për të minimizuar përhapjen. Ka mundësi që vetëm grupi i nxënësve dhe pjestarë të stafit shkollor që kanë qenë në kontakt të ngushtë me atë nxënës do u kërkohet që të qëndrojnë në shtëpi për 14 ditë dhe jo e gjithë shkolla. Kjo do të përcaktohet nga institucioni i shëndetit publik pasi të kryejnë hetimin. Testi do u ofrohet kontakteve të ngushta me të. Prindërit do të njoftohen nëse do të konfirmohet ndonjë rast me Covid-19 në shkollë dhe Institucioni i Shëndetit Publik të Albertës (AHS) ata që kanë qenë në kontakt të ngushtë me rastin.

Përktheu dhe redaktoi artikullin: Danjela Lumani Bregasi


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page