top of page

Ju prezantojmë me Jona Kaddoura, konsulentja shqiptaro-kanadeze e emigracionit


1. Jam Jona (Spahiu) Kaddoura, Konsulente Emigracioni e licencuar dhe e regjistruar ne Kanada. Jam me origjinë shqiptare, nga Fieri. Bashkë me familjen time kam emigruar në Kanada që në moshën 7 vjeçare. Pra jetoj në Kalgari, Alberta që prej 22 vitesh. Gjate viteve të adoleshences fillova të punoja në një zyrë avokatie emigracioni. Duke punuar në këtë fushe zbulova pasionin tim mbi Ligjin e Emigracionit. Gjatë kohës që isha në këtë firmë unë punova afër me avokate dhe me klientët shqipëtar; duke asistuar me formularët dhe aplikime te ndryshme të ligjit në lidhje me emigracionin, procese të cilat i kam ndjekur personalisht nga fillimi deri në fund. Përveç kësaj, unë gjithashtu ndihmoja shqiptarët me përkthimet.


Për të përforcuar njohurita e marra paraprakisht, kam ndjekur kursin per Ligjin mbi Emigracionin, Politikat dhe Procedurat. Pasionin për të ndihmuar të tjeret, përvoja e punës, ashtu sikurse dhe arsimi që kam forcojnë akoma më tepër aftësitë e mia për të praktikuar me vetbesim të plotë profesionin tim si konsulente emigracioni. Përveç faktit që më pëlqen të vi në ndhihmë të emigrantëve në mënyrë që të arrijnë qëllimet e tyre, çfare më mban lidhur me Shqiperinë është kultura, fakti që une kam lindur atje dhe kam nje lidhje te veçante shpirtërore me vendin tim të bukur. Faktikisht, qellimi im afatgjatë është të hap një zyrë atje dhe të ndihmoj bashkëatdhetarët e mi të cilët duan të bëjnë ëndrrat e tyre realitet.


Arsyeja kryesore që i tërheq Shqipëtarët në Kanada është cilësia e jetës, shërbimet dinjitoze mjekësore, arsimi cilësor, mundësitë e barbara për të gjithë dhe të drejtat e njeriut të cilat respektohen në maksimum pavarësisht kombësisë, ngjyrës apo etnisë.


·Tregu i punes në Kanada funksionon në mënyrë të shkëlqyer krahasuar me shumë vende te tjera në botë. Këtu në Kanada, popullsia që punon është 20,351,00 dhe shkalla e papunësisë eshte vetem 7.5% Veç asaj, puntoret janë te mbrojtur nga shendeti dhe siguria në punë kunder çdo abuzimi, keqtrajtimi, humbja e punësimit, etj.


Leja e studimit ne Kanada është një nga programet më të njohura për të kaluar në qëndrim të përhershëm. Unë gjithmonë këshilloj dhe inkurajoj klientet e mi të vijnë edhe të studiojnë në Kanada se ka shumë avantazhe. Një nga përfitimet e këtij programi është se qeveria lejon studentët ndërkombetarë që studiojnë me kohë të plotë të punojnë pa leje pune deri ne 20 orë në javë. Nje avantazh tjeter I madh eshte se pas përfundimit të studimeve, studentet kanë të drejtë te aplikojnë për një leje pune pas diplomimit. E thënë ndryshe, nëse një shtetas I huaj ka kredencialet e duhura si në arsimin Kanadez, përvojën e punes dhe njohurite e duhura angleze; ata mund te kalojnë ne statusin e banorit të përhershëm duke hyrë në "express entry stream". Ky program është procesi i aplikimit për emigrantët e afte që duan të vendosen në Kanada përgjithmonë dhe të marrin pjesë në ekonominë tonë.


· Për të përmbushur kriteret e pranimit për një leje studimi nje individ do t'i duhet:


· Një leter pranimi nga një institucion i caktuar arsimor në Kanada.

· Nuk duhet te jete i papranueshem ne Kanada ( duhet te ketë rekordin kriminal të pastër)

· Vërtetim që deklaron të ardhura të mjaftueshme për të paguar tarifat e shkollës, shpenzimet e jetës për veten dhe anetaret e familjes që vijnë me aplikuesin/studentin në Kanada, transportin për veten dhe familjen.

· Gjendja e mirë shëndetësore.

· Materiale te mjaftueshme te cilat do te bindin oficerin përkatës që aplikuesi do të kthehet në vendin e vet pasi të ketë mbaruar studimet.

· Profesionet më të kërkuara në Kanada janë ato të niveleve te larta te aftesive së bashku me nivelin e larte arsimor. Këto profesione ma aftesi të larta në Kanada jane të etiketuara nën kodin kombëtar të punës. Individët me nivel aftesie 00, 0, A, edhe B, jane ata qe kualifikohen si profesion i kerkuar. Niveli 00 është për përvojën në nivel të lartë menaxhues, niveli 0 eshte per menaxhimin, niveli A eshte per profesionistet, edhe me ne fund niveli B eshte per tekniket.

· Nese deshironi te emigroni ne Kanada përmes Alberta-s; ekzistojne 6 programe që janë në dispozicion:


· “Alberta Opportunity Stream”


Kandidated e kualifikuar që jetojnë dhe punojnë në Alberta dhe kanë një ofertë pune nga një punëdhënës I Alberta mund të aplikojnë për një nominim.


· “Alberta Express Entry Stream”


Kandidatet e kualifikuar me nje profil Express Entry mund te ftohen nga Alberta te aplikojnë per nominim për qëndrim te përhershëm.


· “International Graduate Entrepreneur Immigration Stream”

Kandidatet te diplomuar nga një institucion post-sekondare në Alberta, që dëshirojnë të fillojnë një biznes ose te blejnë një biznes ekzistues mund të paraqesin një shprehje interesi (EOI) / EXPRESSION OF INTEREST


· “Self-Employed Farmer Stream”

Fermeret me experjense qe planifikojne te blejne ose fillojne nje ferme ne Alberta mund te aplikojne per qendrim te perhershem.


· “Foreign Graduate Start-Up Visa Stream”

Individë të diplomuar, të talentuar dhe të kualifikuar, te arsimuar të cilët vijnë nga një vend jashtë Kanadesë dhe aplikojnë për qëndrim të përhershëm duke hapur ndermarrjeve fillestare dhe biznese inovative ne Alberta.



Kompania ime “Glacier Immigration” ofron sherbime te larmishme imigracionit duke ndjekur rrugë të ndryshme,efikase konform ligjit mbi emigracionin për tē arritur me sukses sa më shpejt objektivin final që është jetesa dinjitoze në një vend të mrekullueshëm mundësish siç është Kanadaja.

Une kam shum përvojë me refugjatet, studentet, sponsorizimet, dhe lejet e punes. Une vazhdoj të përmirësoj njohurite e mia në lëmin e imigracionit duke marre pjese ne seminare të përmuajshme. Lista e sherbimeve te mia mund te gjenden në faqen time të internetit. https://glacierimmigration.ca/


Intervistoi dhe shkruajti artikullin: Danjela Lumani Bregasi


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page