top of page

Sqarim komunitetit në Kalgari për mungesën e festave të organizuara nga shoqata



Të nderuar bashkëkombas me banim në Kalgari dhe rrethinat e tij,


është bërë një kohë e gjatë, rreth 2 vite që nuk kemi patur mundësi të mblidhemi e të festojmë dhe shkak i kësaj mungese janë bërë kufizimet e vendosura nga provinca e Albertës. Nè një situatë të tillë shoqata jonë është përpjekur të zbatojë me rigorozitet të gjitha rregullat e vendosura për të qenë në lartësinë e duhur të qytetarisë dhe rrjedhimisht duke pater pasoja jo të kënaqshme dhe ne jemi të vetëdijshëm. U penalizuam së fundmi për ngritjen e flamurit në datën 28 nëntor megjithëse ishte jashtë, grumbullimet ishin të kufizuara. Shpresojmë që deri në muajin maj të ketë më pak kufizimeve e të kemi kaluar në liri të plotë dhe si rrjedhojë do mund të festojmë festë ndërkombëtare të nënës në datën 8 maj.


Rregullat që janë ende në fuqi po i rendisim si më poshtë


Grumbullimet shoqërore në ambjente të mbyllura:

  • Grumbullimet shoqërore të organizuara në mënyrë private janë të kufizuara në një maksimum deri në 10 persona të moshës 18 vjeç dhe sipër.

  • Nuk ka asnjë kufizim për femijë 17 vjeç dhe më të vegjël nëse shoqërohen nga prindërit apo kujdestarë. Nëse grumbullohen vetë nuk duhet të jenë më shumë se 10 persona.

  • Kufizimet e grumbullimeve në ambjente të brendshme nuk janë të zbatueshme për grupet reciproke mbështetëse, apo për punonjësit që e kanë të domosdoshme hyrjen në shtëpinë tuaj për të siguruar përkujdesje, apo riparime dhe mirëmbajtje.


Grumbullimet shoqërore në ambjente të hapura

  • Grumbullimet shoqërore private në ambjente të hapura janë të kufizuara në një maksimum deri në 20 persona me dy metra largësi fizike mes familjeve të ndryshme të grumbulluara në të njëjtën kohë.

Bashkëlidhur me këtë artikull gjeni kufizimet në lidhje me pandeminë për provincën e Albertës.








Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page