top of page

Valëvitet krenar flamuri shqiptar në Kalgari




Sot shqiptaria anembanë botës feston 109 vjetorin e Pavarësisë, ditën e bekuar kur u ngrit i madhërishëm dhe i lirë flamuri i kuq me shqiponjën dykrenare në mes!


Në datën 28 Nëntor 2021 rreth orës 11:00, përfaqësues të shoqatës drejtuan ceremoninë modeste por shumë kuptimplotë të ngritjes së flamurit, nën tingujt e himnit kombëtar. Kryetari i shoqatës z. Ilir Kuqi mbajti një fjalim të shkurtër ku përmendi se për shkak të kushteve të vendosura nga Shëndeti Publik në provincën e Albertës, ngritja e flamurit edhe këtë vit do mund të ndiqet virtualisht nga të gjtihë bashkëkombasit dhe dashamirësit e kombit shqiptar. Ndërkohë të dashur bashkëkombas, qytetarë të Kalgarit flamuri do të valëvitet te "Municipal Plaza" deri në perëndim të diellit, ne rast se do të dëshironit të mos e humbisnit këtë event që ndodh tashmë çdo nëntor në nder të Pavarësisë së Shqipërisë.

Danjela Lumani Bregasi






Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page