top of page

Valle, recitime, ekspozita e surpriza të tjera

Duam që mbyllja e këtij viti shkollor të jetë një festë e vërtetë, ku do të festohet "SHQIPTARÇE" mes fëmijëve, prindëve dhe ftohen me shumë kënaqësi edhe pjestarë të komunitetit të vijnë e të gëzojnë me ne. Në datën 25 qershor, e shtuna e fundit e këtij viti shkollor është konceptuar si dita e artit, kulturës dhe traditës shqiptare nëpërmjet valleve, recitimeve, ekspozitës me vizatime dhe lojrave të ndryshme. Znj. Anila Sinani ka sugjeruar që në mënyrë vullnetare të mësojë fëmijët e shkollës shqipe valle popullore, për të cilën e falenderojmë përzemërsisht. Pasi të praktikohen për rreth 10 të shtuna është menduar që grupi i valltarëve tanë të vegjël të përfaqësohen në këtë festë më dy valle popullore. Fëmijëve do u jepen vjersha të shkurtra të cilat do i mësojnë gjatë kësaj periudhe dhe do i recitojnë atë ditë. Ftohen fëmijët e shkollës gjithashtu të bëhen pjesë e ekspozitës me vizatimet e tyre. Këtyre aktiviteteve do u bashkangjiten lojrat, ushqimet tradicionale nga bizneset e bashkëkombasve dhe bisedat në gjuhën mëmë-shqip. Së shpejti bordi i shkollës së bashku me bordin e shoqatës do ju përditësojnë me detaje të tjera përsa i përket festës.


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page